Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka publikuar një fotografi me gruan e tij, Jill, pasi u diagnostifikua me kancer të prostatës.

Biden tha se është i fortë.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Aty i falënderoi edhe njerëzit që treguan mbështetje ndaj tij.

“Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”.