Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka diskutuar parapërgatitjet e “Haxhit 2025” si dhe raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit të Ramazanit.

Këto diskutime u bën në mbledhjen e sotme të BIK-ut që u zhvillua nën kryesimin e kryetarit të saj, myftiut Naim Tërnava.

Bashkësia Islame e Kosovës thekson në një njoftim në Facebook se ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për “Haxhin 2025″dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta.

“Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, theksohet më tej në njoftim, transmeton

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume