Pas skandaleve të komunës së Tetovës ku militanti i BESËS, Xhevat Xhemaili që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë merr nga 1500 euro rrogë, kryetari Bilall Kasami ka publikuar vetëm 7 kontrata në vepër ndërsa fsheh qindra kontrata me kompaninë Xhobi2011.

Sipas openfinance.mk nga komuna e Tetovës janë harxhuar mbi 2 milionë euro vetëm për kontrata gjatë qeverisjes së Bilall Kasamit një skandal i madh dhe korruptiv.

Nga komuna thonë se vetëm 7 kontrata në vepër janë të lidha.

“Gjatë kësaj periudhe, Komuna ka lidhur gjithsejshtatë (7) kontrata në vepër, të cilat
janë formalizuar në përputhje me nevojat specifike të sektorëve përkatës dhe në
bazë të procedurave të parapara me kuadrin ligjor në fuqi.
Të gjithë personat e angazhuar nëpërmjet këtyre kontratave kanë dorëzuar raporte
mujore të punës së kryer, si pjesë e detyrimeve të përcaktuara me kontratë.
Komuna e Tetovës riafirmon përkushtimin e saj për një qeverisje transparente dhe
të hapur, duke i garantuar qytetarëve qasje të lirë dhe të plotë në informacion me
karakter publik” thonë nga komuna.

⬇LISTA E KONTRATAVE:
1. Adnan Beadini – Këshilltar i Jashtëm për Urbanizëm dhe Ndërtimtari
2. Ibrahin Ameti – Avokat i Jashtëm
3. Milazim Rushani – Avokat i Jashtëm
4. Mirosllav Grçev – Këshilltar i Jashtëm për Urbanizëm
5. Xhevat Xhemaili – Këshilltar i Jashtëm për Diasporë
6. Arlind Pajaziti – Ekspert për Zhvillim dhe Mirëmbajtje të Platformave Digjitale
për Shërbime Urbane
7. Uka Aliti – Këshilltar i Jashtëm për Mrojtje dhe Shpëtim