Izet Mexhiti thotë se po vijojnë bisedimet për ndryshimet në ekzekutiv pas largimit të Taravarit, përcjell TV21. Siguron që pozitat që ka VLEN në qeveri, do të mbeten te VLEN-i.

“U vërtetua ajo që nuk mundet të jesh edhe pjesë e qeverisë, edhe me BDI-në. Edhe pjesë e VLEN-it edhe me BDI-në. Tash kjo punë është absolvuar. Këto ditë jemi në bisedime intensive për formatimin e ri të qeverisë. Ato vende dmth që i kanë takuar VLEN-it në të kaluarën, pa marrë parasysh a ka qenë hise e Aleancës, prapë mbetet në kuadër të VLEN-it. Dhe VLEN-i do të japë më të mirët, më profesionistët për detyrat e reja”, deklaroi Mexhiti.