Sot, më 20 maj 2025, Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, z. Blerant Ramadani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë.

Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe miq,

Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si Koordinator Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja – një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit.

Falënderoj Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin.

Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë.

Me respekt,

Blerant Ramadani

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume