Zjarrfikësit e Kumanovës kanë shuar një zjarr në një veturë udhëtarësh pranë pikës kufitare Tabanoc, njoftuan sot nga policia dhe njësia e zjarrfikësve.
Mbrëmë, në orën 23:10, në SPB Kumanovë është raportuar se në autostradë, para pikës kufitare Tabanoc, ka shpërthyer zjarr në një automjet të tipit “BMW” me targa të Kumanovës, në lëvizje, i drejtuar nga D.P. (23) nga Kumanova.
Zjarrin e ka shuar ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë, me një automjet dhe katër zjarrfikës, rreth dhjetë minuta para mesnatës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka kryer inspektim ekipi i SPB Kumanovë.
Po ashtu, policia ka arrestuar një 20-vjeçar nga Velesi, i cili brenda një muaji kishte kryer tetë vjedhje në lokale hotelerike dhe biznese në Kumanovë, njoftoi SPB Kumanovë.