Savash Veliu

Bota e Re nuk mund të krijohet pa Turqinë, sepse Turqia ndodhet në qendër të botës me shtetet turke nëpër të cilat do të kalojë Rruga e Re e Mëndafshit Kinez drejt Anglisë, sepse është qendra që lidh Lindjen me Perëndimin, dhe kjo luftë quhet Lufta e Tregëtisë.
Erdogan në samitin në Tiranë tha: Besimi në arenën ndërkombëtare është zbehur, kemi nevojë për sistem të ri organizative juridike, si OKB dhe Këshilli i Sigurimit, bota është më e madhe se Peshësja!!!
Bota jonë po ndryshon, rendi i vjetër po shkatërrohet, një ekuacion krejt i ri po vendoset në gjeografinë tonë me Turqinë në qendër të tij.
Sot, NATO është e ndarë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke krijuar një mundësi të fuqishme për Turqinë për të hyrë në arenën evropiane si një aleate dhe mbrojtëse ushtarake dhe ekonomike. Historikisht, një gjeneral turk emërohet në një post të rëndësishëm në NATO. Përveç kësaj, një gjeneral turk u emërua në krye të KFOR-it në Kosovë për një mandat njëvjeçar gjëra që nuk kanë ndodhur deri sot!
Ata, USA-UE e duan Turqinë në anën e Tyre, përndryshe ai defekton te pakistanezët ose kinezët, kjo tremb ata sepse mbeten inferior përball fuqisë Ruso-Turko-Kineze.
Tani, Bashkimi Evropian ka humbur shekullin për shkak se ka ngecur/stagnuar/ ekonomikisht, Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një ekonomi në tkurrje dhe borxhe marramendëse dhe për këtë arsye do të bëjnë lëshime të mëdha duke u tërhequr në kontinentin e Amerikës Qendrore. Mendohet se SHBA-të do të jenë të kënaqura me Amerikën e Jugut katolike (këtë e tregon edhe fakti që Papa u zgjodh nga Çikago e SHBA) për ta udhëhequr Amerikën e Jugut katolike dhe të ketë ndikim mbi këtë vend.
Pra kjo detyron Kohët e fundit, roli i Turqisë vetëm të shtohet, të gjithë krerët e vendeve të mëdha kërkojnë të takohen me presidentin turk, Erdogan, këtë e preferon dhe Trump.
Vendimi për lirimin e Imran Khan erdhi pasi Erdogan shpëtoi Pakistanin dhe u votua në parlament me udhëzimet e tij. Epoka e dominimit amerikan ka përfunduar, epoka e Turqisë po fillon.
Pse u burgos Imran Khan?
Ai u burgos pasi u përpoq t’i dorëzonte Erdoganit koka bërthamore!!!
Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif tha lamtumirën nga blloku amerikan pasi i dha mbështetje Indisë. Dhe sot Pakistani qëndron me Kinën, dhe Turqia qëndron me Amerikën. Me fjalë të tjera, tavolina amerikane është nën kontrollin e Erdoganit, dhe tavolina kineze është nën kontrollin e Pakistanit; pra dy superfuqitë e botës islame!

Një kohë Turqia ishte e përjashtuar nga çdo tryezë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, sot ajo ka fituar vendin e saj në tryezë dhe ka marrë përsipër rolin e OKB-së në vendosjen e paqes në botë, a do të thotë se Turqia kërkon karrige në Këshillin e Sigurimit.
Kjo situatë tregon se ndikimi në rritje i Turqisë në skenën globale po shfaqet si një superfuqi e re ekonomike dhe ushtarake dhe një fuqi që është rikthyer në skenën botërore me një potencial superior të industrisë së mbrojtjes e cila shkërrmoqi industrinë israelito-franceze në luftën indo-pakistaneze, luftë që frikësoi israelin.

Dhe kjo paraqitje e fuqishme turke ka ndikuar në Uljet dhe ngritjet në politikën amerikane që kanë zemëruar shtetin sionist të Israelit, me rotacionin e Departamentit amerikane të Trump e cila detyrimisht kthen aksin nga Turqia. Shtrohet pyetja, A po shkatërrohet Israeli, i cili ka humbur Fethullahun, Asadin dhe PKK-në, nga Turqia, e cila është vërtetë e zemëruar mbi të gjitha, me avionët F35 nëse do i jepen Turqisë?
Këto janë rezultate që vijn si rezultat të deklasimit të strukturave imperialiste brenda Turqisë, pra, Fëmijët kemalistë të pallatit britanik brenda saj marrin fund.

Çfarë thonë israelitët: Ata nuk mund të tresin peshën e Türkiye! Të gjitha hapat i rrëzuan! “Trump zgjodhi Erdoganin, jo ne”.
Israelitët nuk mund ta kapërdijnë faktin se Turqia është në çdo tryezë dhe ne nuk jemi askund.

Turqia, përkatësisht Erdogan, kërkon indirekt lëshime për sanksionet ekonomike për Sirinë dhe Gazën pa u takuar me Trump. Imagjinoni që kur të takohen drejtpërdrejt, ai do t’i kërkoj Trump që të heqë të gjitha embargot dhe sanksionet e venduara ndaj Turqisë. Kjo do të thotë se Turqia do vendoset në krye të botës!

Gjithçka po shkon sipas planit të Erdoganit për çlirimin e Palestinës.
Ndoshta rruga ka qenë e dhimbshme. Ndoshta disa vende arabe kanë paguar një çmim që në pamje të parë duket i lartë – marrëveshje, kompromis, madje edhe pagesa të drejtpërdrejta ndaj Amerikës. Por e vërteta është se pas këtyre lëvizjeve mund të qëndron një plan më i madh, më i thellë.
Ky nuk ishte vetëm plani i Erdoganit. Kjo ishte një strategji e koordinuar, e heshtur, mes Turqisë dhe disa shteteve arabe të pasura (Katar-Arabia Saudite me triliarda dollar), për të larguar ndikimin e verbër amerikan nga Israeli. Për t’i hequr atij shteti mbështetjen e pakusht dhe për ta izoluar politikisht në mënyrë që të mos ketë më fuqinë që ka pasur për dekada.
E gjitha kjo, për një qëllim: Çlirimin e Gazës. Lirinë e Palestinës. Dhe këte do të kuptojmë që ky ishte një plan afatgjatë, që kërkonte durim, sakrificë dhe lojë të mençur politike. Historia nuk e harron kurrë ata që luajnë për popullin. As ata që veprojnë në heshtje, por me vizion të madh.

Një mundësi tjetër ofron sot Evropa, edhe pse jo aq e fortë si dikur kundër Amerikës, po e mban bishtin lart, duke treguar se jemi me Ukrainën kundër Rusisë edhe pa ty… Në këtë rast marrëdhëniet e kabinetit Trump me Putinin duket se janë ftohur, nuk janë më si në fillim, tani timoni po kthehet në favor të Erdoganit!
Sepse Presidenti Erdogan bëri përpjekje të mëdha për bisedimet e paqes. Kërkoj nga ai që përsëri të rifillojë negociatat e pezulluara të paarsyeshme. Në anën tjetër, Presidenti rus Putin thotë,
“Ne kemi një takim të planifikuar me Erdoganin; kërkoj ndihmën e tij në lehtësimin e negociatave miqësore”.

Këtë thotë dhe Shtypi Grek: çdokush ka qenë për të arritur Turqinë që të bëhet fuqi rajonale. Por sot e gjithë Bota Turqinë e pranon si “SUPER FUQI BOTËRORE”

A janë rastësi, domosdoshmëri apo fundosja përballë politikave reale të epokës? Türkiye e lexoi mirë këtë epokë kur bëri atë lëvizjen e famshme duke e çuar Hakan Fidanin me rokad nga pas në pikën frontale ku do të zhvilloheshin megaluftërat më të vështira të politikës së jashtme globale, ku ishte më e përgatitur se rivalët e saj!??

Turqia e sotme është trashëgimia e Kalifatit Osman, i cili u shua nga Allahu i Plotfuqishëm. Ai sot është forcuar në aspektin e besimit dhe ka përmbushur amanetin që i është dhënë dhe Zoti i Madhëruar ia ka kthyer këtë amanet për ta rithemeluar Halifatin së bashku me muslimanët, sepse kështu Profeti ynë Muhamedi (a.s.) ka thënë, kur do forcoheni ushtarakisht dhe ekonomikisht në rrugën e Allahut me besim, bukë, kuaj dhe shpata, atëherë do të mbizotëroni mbi komunitetin jobesimtar, këtë e bëri Turqia sot!

Në këtë kuadër, pritshmëria e radhës ishte që të vinte në pushtet Trump, një biznesmen i pasionuar për paranë, dhe sot ai paguhet në këmbim të politikave për të cilat është i dobët.
Andaj sot dhe Serbia e morri nokdaunin nga
shefja e kabinetit të Trumpit, e cila përflitet se e “dëboi” Vuçiqin nga Florida dhe ia ndaloi takimin me presidentin amerikan?

Serbia po izolohet, Republika Serbe po izolohet, serbët po injorohen për të dëgjuar, dhe Turqisë po i jepet një mandat njëvjeçar në KFOR, ndërsa Trump thotë se Turqia është qendra e paqes… pasi Vuçiç u dëbua nga Kabineti i Tramp!

Pse të gjithë janë çuar peshë që kanë zaptuar tokat turko-osmane. Ata nuk duan një Turqi të përparuar? Tani dëgjoni çfarë thonë sionistët anti-islam…
“Ne duam që bota islame të kuptojë se turqit janë mundur plotësisht”.
(Lord Arthur Balfour)

“Për sa kohë që ky Kuran është në duart e muslimanëve, ne nuk mund t’i kontrollojmë ata. Çfarëdo që të bëjmë, ne duhet ta heqim këtë Kuran nga duart e tyre ose t’i largojmë muslimanët nga Kurani”.
(Ministri kolonial britanik Gladstone)

Pra, e kuptoni pse Turqia po ndërton xhami dhe medrese universitare anemban Ballkanit e gjetiu, që do të trajnojnë studiues të Kuranit, brezin që do të bartë fuqinë e paqes në botë mes njerëzve që kanë vlera morale fetare që janë besnikë ndaj Zotit, jo ndaj sionistëve të satanizuar.
Pra Turqia çliroi
Azerbajxhanin, Libinë, Afganistanin, Sirinë, Sudan, Katar, Somalinë, Pakistanin, kurse furnizon Libanin, Gazën dhe Jemenin!

Luftërat në të cilat Erdogan ka qenë e përfshirë për t’i shuar dhe është rrugës për t’i shuar ato është e mundimshme. Padyshim se në epokën e Erdogan shumë gjëra pozitive ndër popuj mysliman kanë filluar të lëvizin. Gaza ka mbetur ende një grop në zemrën e muslimanëve, por Gaza në mënyrën e vetë ka ngritur një botë në këmbë, po rrëzon një rend botëror dhe po bashkon një ummet të tërë.
Dhe prapa të gjitha këtyre lëvizjeve në botën islame, qëndron Erdogan i cili sëbashku me Katarin, kanë filluar një uragan që dita ditës po rrënon shumë pengesa mes muslimanëve dhe po formon aleanca me shumë shtete tjera jomuslimane.