Dr.Zeqirija Ibrahimi, njëri prej liderëve të VLEN ka thumbuar Ali
Ahmetin duke rikujtuar parimin e përçaj-sundo.
Ibrahimi krahason Ali Ahmetin me Enver Hoxhën.
“ Politika që suksesin e vet e projekton në përçarjen e partive të
tjera, përveçse në vetvete dëshmon boshllëk nga çdo ideologji, kauzë,
program e moral politik, kështu përdëfton edhe se mendësia enveriste e
“vrasjes” së kundërshtarëve është aktive edhe sot e gjithë ditën. Dikur
“Enveri ynë” i vriste realisht, ndërsa sot “Enveri ynë” i vret duke i
përçarë.
Më 2018 këtë sulm e pësoi Besa, më 2022 edhe AlternAtivA, ndërsa më 2024
dhe 2025 këtë po e vuan Aleanca për Shqiptarët.
Por, populli ka thënë “Mos ia bën gropën tjetrit, sepse mund të biesh
vet!”. Kësaj politike përçarëse dhe “vrasëse” po i vjen fundi. Në tetor
nuk do ta kremtojmë vetëm fitoren në zgjedhje lokale, por edhe fitoren
ndaj enverizmit antishqiptar që metaforizohet me krim e korrupsion”,
shkruan Ibrahimi.