Çim Peka “shpërthen” ndaj Baton Haxhiut: Pranoi të masakrohej çdo javë në studio për Ramën, prandaj…

Gazetari Çim Peka ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke deklaruar se ky institucion është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të siguruar mandatin e katërt qeverisës dhe për të shtypur opozitën.
Sipas Pekës, korrupsioni është rritur ndjeshëm që pas krijimit të SPAK-ut, ndërsa çështje të mëdha si inceneratorët, trafikimi i drogës nga porti i Durrësit dhe projektet e dyshimta infrastrukturore nuk janë hetuar seriozisht. Ai akuzon drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, si të kontrolluar nga Rama, duke e quajtur “lodër në duart e tij”.
Peka përmend edhe Baton Haxhiun, për të cilin thotë se “Më duhej një mercenar i Ramës në studio çdo javë, në mungesë të Rames që ta ballafaqoja me krimet e vjedhjet që bënte”, duke shtuar se “e meritoi të shpërblehej nga Rama”.
Reagimi në Facebook:
Tani besoj nuk keni me dilema qe SPAK u krijua per mandatin e katert te Rames!
Pyesni veten?
Sa eshte rritur korrupsioni pas krijimit te SPAK?
Inceneratoret, Dy anijet fantazme ne Vlore, Thumane-Kashar e Tuneli Llogarase. Qe te gjithe pasi u krijua SPAK!
A e dini se qe kur Dumani eshte drejtues, ne portet e Europes jane kapur tonelata droge qe shkojne nga porti i Durresit, dhe ne Durres nuk eshte kapur asnje kg?
Nje vit qe Berisha ishte ne arrest pa akuze, Rama-Dumani-Krimi me liste ne dore ndertuan trupen e re elektorale per 80 e kusur mandatesh qe i duheshin Rames.
Akoma e besoni se Veliaj u arrestua pa leje te Rames? Nuk i interesonte Rames se i prish pune per zgjedhje thoshin mercenaret e Rames ne media! Po kur i ka bere llogarite Rama me votat? Ato i mbyllte me liste sa i duheshin me SPAK-un e me krimin.
I duhej te shkrinte teresisht nga harta LSI, arrestoi Meten si bandit, dhe e shkriu!
Krijoj partite e reja si rezerve nese opozita e sulmuar nga Rama-Dumani-krimi nuk do hynin ne nje gare te pabarabarte.
Mjafton te shikoje dje se sa here kapeshin zyrtare, deputete, patronazhiste socialiste me presh ne duar, SPAK e policia jo vetem qe nuk vepronin, por ju jepnin kohe te zhduknin prova ne sy te mediave dhe procedonin opoziten qe i kapte!
Tani Dumani dhe Rama do na jape kocka sa te doni. Taulanta, Belinda, Boset e krimit ne Elbasan, Durres e Vore. Cfare ti kerkojme ne do na jape. Ne te na e mbyll gojen qe te mos flasim per masakren zgjedhore, Ramen ta pastroje nga hallet me ata qe i dhane mandatin e katert.
Sot jemi ne regjimin Rama-Dumani.
Nuk ka rendesi nese Altin Dumani e ben me deshire apo nuk ka gje ne dore. Rendesi ka qe Rama ja leviz fijet si ti doje. Ja perkedhel sedren duke i dhene liste me njerez te forte te politikes qe i duhet te fuse ne burg, e shantazhon kur i duhet, e komplementon kur ka nevoje. Shkrut e ka kthyer ne loder te tij, ja luan fijet si ti doje.
Pa Altin Dumanin, Edi Rama kurre nuk mbijetonte, jo me te merrte mandat te katert.
Ta gezoni regjimin, une do vazhdoj.
Nga sot, duke i trajtuar si pjese te bandave kriminale me emer e mbimer dhe mercenaret e Rames ne media qe u perdoren per te legjitimuar masakren elektorale.
PS: Ju do me kujtoni Batonin, por une do ju them:
Me duhej nje mercenar i Rames ne studio cdo jave, ne mungese te Rames qe ta ballafaqoja me krimet e vjedhjet qe bente. Batoni e pranoi kete rol, te masakrohej cdo jave ne studio duke marr ne mbrojtje Linda Xhillari-Basha-Rama, duke dal garant per trafikun e droges se Olsit, duke pergojuar cdo pjestare familje te Sali Berishes, Ilir Metes, madje duke bilbilos ne SPAK edhe per cdo shok, kur u divorcua e si u divorcua. Por ne fund u shperblye, beri ate qe as mediat e inceneratoreve nuk e moren persiper. E ne fund te fundit, aq sa ka duruar Batoni keto dy vjet, e meritonte te shperblehej nga Rama.