Dafina Zeqiri, një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, ka ndarë me ndjekësit një lajm të rëndësishëm nëpërmjet një postimi në Threads. Këtë të Shtunë, këngëtarja do të mbajë koncertin e saj të fundit live përpara se të bëhet nënë për herë të parë.
E emocionuar dhe me shumë ndjeshmëri, Dafina ka pranuar se nuk e di saktësisht kur do të rikthehet në skenë pas kësaj pauze të bukur, por ka premtuar se ata që do të marrin pjesë në koncertin e së shtunës do të jenë dëshmitarë të një surprize të veçantë.
Edhe pse do të tërhiqet për një periudhë të shkurtër për t’iu përkushtuar mëmësisë, Dafina nuk ka ndërmend të largohet për shumë gjatë nga muzika. Ajo ka zbuluar se projektet e reja janë gati dhe vera pritet të sjellë këngë të reja për fansat e saj të shumtë.