Dalja e Taravarit nga Qeveria/ Mickoski thotë se gjatë javës do të takojë liderët e koalicionit VLEN

Kryeministri Hirsitjan Micksoki tha se gjatë javës do të takojë liderët e koalicionit VLEN për të diskutuar të gjitha zhvillimet pas daljes së Taravarit nga Qeveria.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me funksionarët e tjerë të ASH-së së Taravarit, që akoma mbajnë pozita drejtuese, Mickoski tha se gjithçka do të mësohet gjatë kësaj jave./ Alsat.mk