“Kush e ndjenë veten të pastër, mund të hy dhe të del nga Qeveria kur të dojë”, theksoi kreu i ASH, Arben Taravari i cili javë më parë u largua nga Qeveria dhe kaloi në opozitë.
Në intervistë për TV Sitel, ai tha se për pastërtinë e tij, e di shumë mirë edhe kryeministri.
“Tenderi me Gjoka Konstarkshën nuk ka qenë apsak shantazh ose se nuk jam i pastër. Për këtë gjë e di shumë mirë edhe kryeministri. Unë nuk jam i kapur. Kush nuk është i kapur hyn e fel kur të dojë nga Qeveria”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Ai tha se janë të pavërteta edhe spekulimet se i kanë kërcënuar familjen dhe prandaj është larguar nga Qeveria.
“Nuk është e vërtetë se ma kanë kërcënuar familjen. Familjen e kam shëndosh e mirë”, shtoi më tej Taravari.
Ai tha se largimi nga Qeveria ka ardhur si pasojë e asaj që tashmë disa herë e ka sqaruar: mosfunksionimi i koalicionit VLEN, eurointegrimet dhe çështja e shqiptarëve