Dashuria nuk zgjati shumë: Arben Fetahu braktis Taravarin dhe gjen dy “të dashur” të rinj – Mickovskin dhe Kasamin
Shkruan: TetovaSot
Arben Fetahu hyri në skenën politike me zhurmë. E nisi me sulme ndaj Sele-s, u ngjit shpejt në strukturat partiake dhe u shpërblye me postin e zëvendëskryeministrit nga Arben Taravari. Por pas vetëm 9 muajsh, “dashuria” politike mori fund.
Fetahu u nda nga Taravari si një “i dashuruar” i zhgënjyer dhe tani e ka gjetur ngrohtësinë te dy figura njëherësh: kryeministrin Hristijan Mickovskin dhe kreun e BESËS, Bilall Kasamin.
Ditën kalon nëpër zyrat e vogla të ambasadave duke pirë kafe dhe duke u bërë selfie që i shet si “takime të rëndësishme për çështjen shqiptare”, ndërsa natën kthehet në Tetovë për t’i raportuar Kasamit si të rrëmbejë anëtarë nga radhët e Taravarit.
Fetahu s’e ka problem të lavdërojë Mickovskin menjëherë pas një takimi me Kurtin. Për të, “kryeministri ka bërë shumë për shqiptarët”, mjafton që ai të jetë rehat, të ketë veturë në dispozicion, dhe të mos ketë nevojë t’i ndërrojë gomat vetë. Për të, kjo është “arritje” e madhe.
E gjithë kjo filloi nga një premtim i Albin Kurtit në takimin e fundit që kishte Fetahu. Ai do ta unifikonte VLEN-in dhe do ta bënte Fetahun figurë udhëheqëse të një partie të vetme, VLEN.
Premtim i madh, por realitet i hidhur. Sot, Fetahu endet zyrave duke sharrë Taravarin e duke ndërruar aleatët me shpejtësinë e interesave personale.
Por a do të zgjasë “dashuria” me Mickovskin dhe Kasamin më shumë se me Taravarin?
Vështirë dhe pamundur!
Sepse Bilall Kasami dhe Adnan Azizi janë të qartë: nuk do të lejojnë kurrë që VLEN të bëhet një parti e unifikuar, e aq më pak të udhëhiqet nga Arben Fetahu. Ata janë garantët e përçarjes së shqiptarëve.
E gjithë kjo skemë i shkon për shtati një personi: Hristijan Mickovskit.
Plani është i thjeshtë – çdo komunë me nga një lider shqiptar:
Struga me Selën,
Kërçova me Alinë,
Gostivari me Taravarin,
Shkupi me Mexhitin dhe Gashin,
Kumanova – deri tani pa lider – tashmë me një “lider të vogël”, Arben Fetahun
Mickovski, shteti, sistemi maqedonas arritën qëllimin shqiptarët të coptuar dhe tani nuk do të kërkojnë më hise nga buxheti, por do të përgjaken mes vete.
Kështu realizohet ëndrra e sistemit maqedonas: shqiptarët të përçarë, të dobët, dhe të paorganizuar, ndërsa maqedonasit të buzëqeshur e duke na shtypur.
Nga sot Arben Fetahu do të merr urdhra nga dy të “dashurit” dhe nga një përtej kufijve:
1. Nga i madhi – Mickovski
2. Nga i dyti përtej kufijve – Kurti
3. Nga i vogli – Kasami
E deri sa do t’ju shërbej të treve, do të vije dita që ai do ta pësojë njësoj si Taravari. Sepse në politikë, ata që tradhtojnë një herë, zakonisht tradhtohen më keq nga aleatët e rinj.