Kardinalët katolikë kanë zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, teksa u pa tym i bardhë duke dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine, pas votimit të tretë në konklavë. Tani pritet që bota të kuptojë se kush do të jetë udhëheqësi i 267 i Kishës Katolike dhe çfarë emri do të mbajë gjatë udhëheqjes së tij. Prezantimi i tij me botën do të bëhet nga ballkoni i Vatikanit. Shumë njerëz panë tymin e parë duke dalë nga oxhaku, teksa u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Në dy votimet paraprake gjatë ditës ishin të pasuksesshme. Për zgjedhjen e papës së ri 133 kardinalë, u izoluan në Kapelën Sistine që nga dita e mërkurë. Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh.