Demi Lovato postoi në Instagram një seri fotosh të reja me bikini për 153 milionë ndjekësit e saj, teksa ka ndezur thashethemet për përdorimin e Ozempic pas humbjes ekstreme në peshë.

Artistja kishte veshur bikini të zeza me stil bandeau dhe fund të lartë, duke treguar trupin e saj të dobësuar dukshëm.

Lovato, e fejuar me artistin muzikor Jutes që nga dhjetori 2023, pozoi në një pishinë me pamje nga oqeani.

Ajo përdori vetëm një emoji me tri pika uji si mbishkrim, duke grumbulluar menjëherë mijëra pëlqime.

Postimi vjen mes spekulimeve se ish-aktorja e Disney mund të jetë duke përdorur një ilaç për humbje peshe të tipit GLP-1, si Ozempic ose Mounjaro.

Nën postimin e saj të mëparshëm në Instagram, përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re menjëherë pamjen e saj të ndryshuar.

“Zemër, thjesht ndalu me ozempic-in,” shkroi një person.

“Demi të dua shumë, por të lutem ndalu tani me ozempic-in, ke qenë perfekte gjithmonë, të lutem mbaj pak forma,” tha një tjetër.

“Ajo ka atë rënien e faqeve që shkakton Ozempic,” vuri re dikush tjetër.