Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Sadik Sulejmani, ka udhëtuar për të kryer obligimin fetar të Haxhit, mëson portali TS. Megjithëse situata politike brenda ASH-së dhe në qeveri është e tensionuar dhe e mbushur me kalkulime dhe pazare politike, duket se Sulejmani e kishte bërë me kohë nijetin për të shkuar në Haxh.
Siç mëson portali TS nga burime jozyrtare nga koalicioni VLEN, në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, ka tentuar ta joshëin Sulejmanin me oferta për poste të larta dhe madje edhe si kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës – me qëllim që ai të distancohet nga lideri i ASH-së, Arben Taravari. Deri më tani, Sulejmani nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo përgjigje lidhur me një mundësi të tillë “idealist” për t’u bashkuar me VLEN, madaj ai ka shpërndarë edhe statuse të Arben Taravarit dhe në fund mbledhjen e FRASH-it.
Sipas vetë Taravarit, deputeti Sulejmani është një figurë e besueshme dhe nuk pritet të ndërmarrë hapa të tillë politikë.
Ndryshe, të gjitha këto lëvizje dhe spekulime vijnë në prag të zgjedhjeve lokale, ku gara pritet të jetë tepër e ngushtë mes koalicionit VLEN dhe Frontit Europian, sidomos në komunat e Çairit dhe Tetovës./TS/