Më 20.05.2025 në orën 00.25 në SPB Manastir është denoncuar se në rr. ,,Lerinska” në Manastir është djegur një automjet pasagjerësh “tojota rav 4” me targa regjistrimi të Manastirit, pronë e një firme private, që e ka shfrytëzuar S.K. nga Manastiri, një automjet pasagjerësh “folksvagen pasat” me targa regjistrimi të Tetovës, pronë e një firme private dhe një automjet pasagjerësh “daçia llogan” me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e një firme. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Manastir, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendgjarjes e kreu ekipi i SPB Manastir dhe po ndëmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.TS