Dimitrieska-Koçoska: Janë publikuar kushtet në mënyrë transparente për plasimin e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë, nuk ka risk ndaj Buxhetit

Mjetet e siguruara nga kredia hungareze për përkrahjen e ekonomisë vendore, përkatësisht për përkrahjen e kompanive vendore, bazohen në kushtet e publikuara në mënyrë transparente dhe nuk ka risk ndaj buxhetit, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistëv për radio Lider.
“Kushtet për aprovimin e kredive janë publikuar në mënyrë transparente. Paratë nuk i jep Banka Zhvillimore, por i japin bankat afariste ndaj shfrytëzuesve përfundimtar – kompanitë. Kreditë aprovohen nga bankat afariste, ato procesojnë, ndërsa risku mbetet mbi bankat. Nëse ndonjë bankë bën ndonjë vlerësim të gabuar, ajo ka për obligim ta kthej kredinë në Bankën Zhvillimore, përkatësisht në buxhet” theksoi Dimitrieska Koçoska.
Qeveria ka siguruar 250 milionë euro nga huaja hungareze për kompanitë vendore. Mjetet janë plasuar te kompanitë vendore përmes bankave afariste. Deri më tani janë transferuar tri transhe në vlerë prej 125.7 milionë euro.