Me datë 31.05.2025 në ora 01.15 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në kominikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin V.Z. (42) nga Tetova i cili nën efektin e alkoolit drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Shkupit, nën efektin e alkoolit në gjak prej 1,60 promilë. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës nga neni 297-a i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë (“drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesëshme”).TS