Dua Lipa nisi turin e saj botëror “Radical Optimism” në nëntor të vitit që lëmë pas, duke shkuar pranë fansave anekënd botës.

Dhjetëra përformanca, mijëra fansa dhe hite të artistës u dëgjuan pothuajse në të gjithë botën nga nëntori, shkruan IndeksOnline.

Përveç të këdnuarit plotësisht “live”, Dua ka habitur fansat e njohuritë e saj në gjuhë të huaja.

Kështu, teksa mbajti koncerte në Francë, përveç këngëve të saj, Dua këndoi edhe këngë në gjuhën franceze, si “Derniere Danse”, që është hit i pavdekshëm.

Pastaj, në Spanjë e këndoi hitin “Me gustas tu”, ndërkaq në Gjermani këngën “99 Luftballons”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume