Më datë 09.05.2025 në ora 21.50, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat S.M. (37) nga Gostivari dhe E.I. (35) nga fshati Llakavicë e Gostivarit. Atyre iu gjetën dhe sekuestruan 12 pako me kokainë dhe para. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatës. TS