Më 21.05.2025 në orën 19.31 në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, nga Interpoli – Gjermani është denoncuar se në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës kanë humbur dy persona – shtetas të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Holandës – të cilët po bënin alpinizëm pranë vijës kufitare. Janë njoftuar SPB Tetovë, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare Veri. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave.