Më 09.05.2025 në orën 18:50 në SPB Kumanovë, I.A. (50) dhe A.B. (54), të dy nga Kumanova, denoncuan se më 06.05.2025 rreth orës 17:00, pranë një shkolle të mesme në Kumanovë, pas një keqkuptimi të mëparshëm, fëmijët e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të së njëjtës shkollë, duke përdorur një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS