Një vajzë 14-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj më 28 prill 2025, në Prizren.

Pas disa ditësh kërkimesh, ajo është gjetur më 1 maj në një shtëpi ku dyshohet se ishte mbajtur nga një person i rritur.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shtetas i Shqipërisë me inicialet M.I., i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

I njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Ndiqni detajet, në videon vijuese: