Më 27.05.2025 në orën 15.30 në SPB Shkup, një grua 88-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 10.00 ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 1.800 euro. Sipas denoncimit, një person mashkull i është lajmëruar në telefon dhe i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në të cilin kishte shkelur një fëmijë dhe duhej të paguante që mos futej në burg. Siç është denoncuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e caktuar, dhe pasi ka folur me vajzën e saj, kuptoi se e kishin mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS