Më 23.05.2025 në orën 18:30 në Stacionin Policor Bit Pazar, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 17.300 eurosh. Sipas denoncimit, personi e telefonoi, u prezantua në mënyrë të rreme si nëpunës policor dhe e informoi se mbesa e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku në të cilin kishte përplasur një fëmijë emigrant, i cili ka ndëruar jetë. Sipas denoncimit, ajo i tërhoqi paratë nga banka dhe i la në vendin e rënë dakord, vetëm për të kuptuar më vonë se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS