MUHAMED HALILI

Atë natë isha duke rilexuar për të shumtën e herës disa fragmente nga “Kronikë në gur” të Kadaresë ku protagonistët po grindeshim dhe po bënim tregti me pulla poste mu në mes të rrugës:
“-Na Francën dhe Kanadanë dhe më jep Luksemburgun.
-Jo, more! E dashke Luksemburgun!
-Në qoftë se më jep Abisininë për dy Polonira, atëherë shohim e bëjmë.
-Abisininë s’ta jap. Merr Francën dhe Kanadanë.
-Jo
-Atëherë ma kthe Indinë që ta dhashë dje për Venezuelën.
-Indinë? Na,merre! Ç’më duhet India Të them të drejtën që mbrëmë u pendova.
-Mos u pendove dhe për Turqinë
-Turqinë e shita se do ta kisha kthyer.
-Mirë atëherë as unë s’ta jap Gjermaninë që të thashë
-E bëjë katër copa dhe ty s’ta jap.
-O m’u bë vonë mua për Gjermaninë!
Ne kishim një orë që po grindeshim dhe po bënim tregti me pulla poste mu në mes të rrugës.Ishim në zënkë e sipër kur Javeri na tha me të qeshur
-E, po bëni rindarjen e botës?” ( I. Kadare-Kronikë në gur)
Me të lexuar fjalinë e fundit në celularin tim u shfaq si në CNN “breaking news”(lajm i fundit)
i një portali se “sipas disa informacioneve nga burime të sigurta” Arbeni (Taravari) qenka takuar me Alinë dhe se në zgjedhjet lokale do ta braktisë VLEN-in dhe i bashkangjitet Frontit evropian (multinacional) për korrupcion.!
Punë e madhe. Edhe presiddentja Vjosa (Osmani), pas atij incidenti të pakëndshëm para disa muajve me valixhet e saja në aeroportin e Shkupit, nga mosnjohuritë apo mos respektet protokolare diplomatike ndërkombëtare dhe pas një sulmi të ashpër ndaj Qeverisë Kurti gjoja për tarifa të larta ndaj aleatit tradicional të Rugovës, SHBA-ve dhe “favorizim” të Serbisë, e priti me ceremoni të larta (mungoi vetëm tepiku i kuq dhe nderimi i gardës!) pionerin e Open Ballkanit, Alinë, por nuk u bë kijameti.
Ndoshta Vjosa me këto mosinformacione që i kishte për qeverinë e saj(që vetë i demantoi më vonë!) deshi t’I hakmerret Kurtit për mospërkrahjen e tij në rastin “valixhet pa kontroll” dhe cilësimin tërthorazi të Kurtit me vordin e Ramushit si “antiamerikan” deshi t’i vardiset opozitës së alivanosur kosovare që të merr bekimin e tyre për një mandat të dytë si presidente, apo në pyetje është diçka tjetër, koha do ta dëshmojë.
Madje Vjosa, që të dëshmojë se është bijë amerikane, (ndryshe nga Kurti “katundar” ) në varrimin e Papës, me vrap iu afrua Trump-it dhe e përshëndeti me “How do you do?”. Kjo pati jehonë të madhe në Kosovë dhe na e kujtoi poezinë e Nolit, “mbahu nënë e mos kij frikë se ke bijtë(Trump-in) në Amerikë!
Në kafene (ne shqiptarët zakonisht bëjmë politikë në kafene!) komentojnë: Alija i ka ofruar Arbenit pesë komuna, ka e kaq privilegje, madje edhe ia ofron postin e kryetarit pasi të pensionohet politikisht?!
Këto oferta së pari bëhen në degët e BDI që anëtarsia të ushqehet një kohë të gjatë me llokumin e kthimit në qeveri deri para vitit të ri, pastaj marrin dheun.
Me të kuptuar se Arbeni na e paska pasë të merr më shumë këshilltarë komunal se sa Izeti, Bilalli, dhe Afrimi, ata të VLENIT nëpërmjet Qokut ia zbrazën thesin Arbenit: Na Tetovën, Gostivarin, Bogovinën, Strugën… E ç’mbeti për ne si VLEN! A jemi një apo më shumë? A jemi për ndryshimin kaq të pritur mbi njëzet vite, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit?!
I plasi durimi edhe Xhevdetit (Hajredinit). Pasoi statusi i tij: “Ata që duan të luftojnë korrupsionin, nuk duhet të bashkëpunojnë me ata të cilët dihet se janë të korruptuar.
Pasi nuk desha të besoj, këtë lajm e dërgova në shportë si fake news!
Edhe pas kësaj nuk ndeja rehat, dhe që të jem i sigurt, i shkrova Arbenit: I nderuari Kryetar, mendoj se askush nuk duhet t’i ikë rrugës të cilën e caktoi elektorati në vitin 2024! Përshëndetje.
Diçka është e sigurt: Ndryshimin e shumëpritur e nisi Izeti, iu bashkangjitë Arbeni, por nuk mbetën larg as Billalli, Gashi , Ibrahimi dhe Kurti nëpërmjet Qokut.
Vjosa Osmani iu bashkangjit Frontit evropian për korrupsion dhe diskriminim të shqiptarëve, atë të BDI.
Edhe pse nuk i besoja, ky lajm nuk më doli nga mendja netë të tëra kur zakonisht lexoj dhe shkruaj.Konsideroja se një veprim të tillë pa konsultën time dhe shumë të tjerëve si unë,pra votuesve të VLEN-it, Arbeni as që është dashur ta mendojë për bashkëveprim me DUI.
Dhe, nuk ia mohojë meritat për ndryshimin!
Megjithate, ndryshimi duhej ta mirte epilogun derisa të triumfojë tërësish.
Jo, ndryshimit gjysmak, në mes të rrugës!!!
Mendoja se gjykuar nga fakti se Arbeni ka një oreol të një intelektuali të shquar ndër shqiptarë asesi nuk do të vihej në rangun e një politikani naiv dhe të pavendosur, dhe asesi nuk do t’i ikë rrugës në të cilën e ftoi elektoratin për votime.
Mendoja me vete,shqiptarët këtu, para 23 vitesh, me dëshirë të madhe dhe vullnet e votuan Abazin me shpresë për ndryshim.
Për fat të keq të tyre ndryshimi jo vetëm që nuk ndodhi, por ata sollën të keqen edhe më të madhe: shqiptarët i kaploi varfëria, të rinjtë jopartiak të papunë dhe tjerët të parespektueshën dhe të përbuzur në vendin e punës, enden rrugëve kurse zotërinjtë e tyre me paratë e fukarave dhe në emër të patriotizmit, janë rreshtuar në listën e Forbes si pasanikë më të mëdhenjë evropianë.
Fëmijt e tyre i kanë lënë karrocat me kuaj të baballarëve të tyre dhe voziten me Bugatti , Lamborghini Countach dhe Ferrari nëpër rrugët e ngushta plot baltë të Uskanës.
Doli që fëmijtë , dhëndorët dhe të afërmit e tyre na qenkan më të talentuarit ndër të rinjë dhe, me pesë denarë në xhep, bëjnë biznese marramendëse multimilionëshe!
Shqiptarët e pakënaqur nga “ komandantët” e tyre hajdutë shumë herë votuan për opozitën e përçarë por pozita e tyre mbeti e pandryshuar: plot parulla patriotike dhe barku bosh! “Plasnin “televizorët nga statusi i gjuhës shqipe, “kryeministri shqiptar” që s’u bë asnjëherë, përfaqsimin adekuat në institucionet e shtetit që vetë e keqpërdorën dhe me te shqiptarët rëndë i diskriminuan, ligjin për gjuhët që vetë nuk e realizuan por kërkuan mendimin nga Papa i Venedikut, (posaçërisht për pikën 8), dhe ua mveshën të tjerëve, për shtetësinë që e bastardhuan, për përkatësinë etnike në librat amë që vetë e dështuan, etj.,etj,etj.
Megjithate, ndryshimi ndodhi. Filloi si LEN dhe vazhdoi dhe vazhdon si VLEN.
E filloi si LEN Izeti dhe vazhduan si VLEN Besa e Bilallit, Aleanca për shqiptarët e Arbenit, Alternativa e Ibrahimit, dhe Qoku si Vetëvendosje, së bashku me popullin si përkrahës.
Ende nuk e kuptoj se çka ndodhi aq papritur, dhe çfarë nevoje pati Arbeni të trokasë në derën e kalbur të Alisë! Nuk e kam të qartë pse ai në zgjedhjet parlamentare u përcaktua për ndryshim kurse në ato komunale ta ndalë hovin e ndryshimit.
Nga këtu “e arsyeshme”është ftesa e Frontit evropian për korrupsion.
Ta lëmë sëbashku parlamentin! Na falni: lëshojeni qeverinë e ne mbetemi në Parlament
Ta “rrëzojmë” nga froni Mickoskin sepse ai dhe VLEN nuk i lënë rrahat”hajdutët e vegjël” shqiptarë!
Ta rikthejmë në qeveri LSDM-në dhe Zaevin bashkë me BDI-në. Mundet edhe Gruevskin se Sashon e kemi këtu dhe Artanin (Grubin) i cili na qenka në një tokë shqiptare e sjellim brenda natës!!!
Njësoj si në kohën e “revolucionit” jeshil e laraman.
Sepse LSDM asnjëherë nuk ka fituar pa revolucion. Dhe , atë me përkrahjen e shqiptarëve për të krijuar një “shoqëri të barabartë për të gjithë, për hyrjen në NATO e BE.