Mëngjesin e sotëm, një shtetas italian 63-vjeç, ka ndërruar jetë në Tiranë, disa ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare.
Policia njofton se më datë 22 maj 2025, D. S., me banim të përkohshëm në kryeqytet, është paraqitur në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, pas ndërhyrjes së kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve.
ADVERTISING
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 63-vjeçari ka ndërruar jetë. Policia ka marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Njoftimi:
“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, njoftoi policia.