Në mesin e shumë urimeve të ndërkombëtarëve drejt Edi Ramës për fitore në zgjedhjet e 11 majit, ishte edhe ai i homologut të tij hungarez, Viktor Orban.

Këtij të fundit, Rama ia ktheu në rrjetin social “X”, përmes të cilit e falënderoi me gjithë zemër për urimin.

“Faleminderit me gjithë zemër i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën bashkë në interesin më të mirë të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, një kauzë që ti e ke mbështetur prej kohësh. Dhe po, mezi pres të të mirëpres në Tiranë për Samitin e EPC-së, pas atij takimi fantastik që ndamë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë ku ti vendose një standard shumë të lartë, miku im”, ka shkruar kryeministri shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë sot në orën 19:00 në sheshin Skenderbej, Edi Rama pritet ta shpallë fitoren historike.