Pas asfaltimit të rrugës në Pallaticë të Zhelinës ku më shumë kishte kamera për ardhjen e Mickovskit se sa për rrugën, ka reaguar kryetari i degës së BDI-së, Emir Sulejmani duke thekësuar se pompoziteti i Blerim Sejdiut është nga frika e humbjes në zgjdhjet e ardhëshme.

Ja teksti i plotë i Emir Sulejmanit

Në Pallaticë u organizua një vizitë me shumë pompozitet: kamerat gati, fjalimi në dorë, duartrokitje të komanduar.
Kryetari në ikje doli për të lavdëruar një rrugë 1 kilometër si një arritje kombëtare.
Një rrugë e zakonshme, që në çdo vend normal do të përfundonte pa zhurmë e pa bujë.
Dhe ky është kulmi i mandatit të tij.
Sepse kur nuk ke çfarë të tregosh, fjalët bëhen strehë.
Kur nuk ke punë, kapesh pas kamerës.
Kur të dridhen këmbët nga frika e humbjes, përpiqesh të shpëtosh me shfaqje.
Kur e sheh se transparenca po të troket në derë, flet me zë të lartë për të mbuluar të vërtetën.
Por qytetarët e dinë mirë se çfarë fshihet pas mikrofonit:
Komuna është futur në borxh prej gati 6 milionë eurosh
Ndërmarrja publike është shkatërruar, punëtorët janë pa paga dhe pa mjete pune
Administrata është politizuar, profesionistët janë përjashtuar
Arsimi është kthyer në vegël partiake, ku hakmarrja ka zëvendësuar dijen
Kaosi institucional ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm
Për tetë vite nuk pati zhvillim, pati vetëm rehati për të afërmit, heshtje për të paaftët dhe presion për të ndershmit.
Tani, në fund, kryetari në ikje përpiqet të ndërtojë një narrativë shpëtimtari. Por kjo është vetëm një përrallë për qytetarët dhe askush nuk e beson më.
Qytetarët nuk harrojnë.
Sepse kjo nuk është udhëheqje.
Është një mandat i dështuar i mbështjellë me mikrofon, kamera dhe mashtrim.
Zhelina nuk ka nevojë për më shumë retorikë.
Zhelina ka nevojë për llogaridhënie, transparencë dhe drejtim të vërtetë.