Skënder MULLIQI
Kur i sheh njeriu veprimet e kuvendarëve tanë mbetet pa fjalë.Kaq shumë urrejtje.Kush po i nxitë dhe çka kan këta “partizanë”, të cilët po dojnë më hëngër njeri-tjetrin ? Shqiptarët kanë nevojë për shumë mençuri dhe ndihmën e Zotit për të kapërcyer këto trauma që po na i shkaktojnë për të 24 herë më radhë.Këta në vend që të forcojnë unitetin e popullit po i sforcojnë ndasitë.Këto dallavere të vazhdueshme vërtetë janë të rralla.Salla e kuvendit po ngjanë një vendgrumbullim mbeturinash , e mbeturinat e kanë vendin në kontenjër.Të menduarit të sëmuar , psikiatrit thonë se një nga simptomat themelore të sëmundjës mendore është nevoja e pacientit për ti referuar të gjithë për trajtim.Që kur shumica aty të tubuar si kuvendarë, fituan shumë para për shumë vite , nuk po e mendojnë politikën e mirëfilltë.Dhe, le të vazhdojnë qytetarët “budallenj” ta financojnë këtë gënjeshtër dhe manipulim të tyre. Programet në Kosovë janë një shkronjë e vdekur në letër! Ato ekzistojnë për hir të formës, askush nuk i lexon, askush nuk mbështetet të programet. As nuk i merr seriozisht.Ne Kosovë duket se nuk ka as të majtë as të djathtë, sigurisht, as qendra.Po tregojnë partitë politike se janë një mish mash i madh. Këta po luftojnë për të ruajtur “të drejtat”, privilegjet dhe postet e tyre shumë vjeqare.Nuk ka nevojë t’i listojmë, të gjithë i njohin. Ka edhe të tjerë të cilët nuk kanë gjenealogji kaq “të respektueshme”, por që kanë dëshirë ta kthejnë Kosovën për se mbari.Grupe kuvendarësh,nuk janë as peshk, as mish! Si të tillë, ata po punojnë prapa skenave. Koha ka kaluar për mashtruesit . Koha po mbaron dhe nuk kthehet mbrapa. Partitë dhe populli kanë nevojë për njerëz të rinj për kohë të reja.Dhe kështu… heshtja, indiferenca, toleranca ndaj gjithçkaje dhe çdo gjëje ka bërë të shpërblyer me bollëk mjeranë politik që po tallen me vendin. Është koha për të thënë – MJAFT!