Familjet e viktimave nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçani refuzuan ftesën se kryeministrit për takim që ishte e planifikuar të mbahet më 13 maj në Shkup. Në letër të dërguar në media, familjarët theksojnë se arsyeja e refuzimit është ftesa e vonuar dhe se takimi duhet të mbahet në Koçani.
“Jemi të mendimit se propozimi për takim duhet të mbahet në qytetin tonë, sepse një pjesë e familjarëve nuk kanë mundësi të udhëtojnë për shkak të pasojave të tragjedisë”, thuhet në njoftim.
Ata theksojnë se qëndrimi i tyre është qëndrim i shumicës dhe se sërish do të dalin në protestë më 16.05 në Koçani.
“Është një mënyrë për të shënuar dhimbjen, të kërkojmë drejtësi dhe t’ua rikujtojmë institucioneve se nuk duhet të lejojmë një tragjedi të tillë të përsëritet”, thuhet në njoftim.