Skuadra turke Fenerbahçe është fituese e garës elitare evropiane në basketboll, Euroliga.

Në finale të Euroligës, të dielën mbrëma në Abu Dabi, Fenerbahçe e mposhti Monacon me rezultatin 81:70.

Nigel Hayer-Davis udhëhoqi Fenerbahçen me 23 pikë e nëntë kërcime.

Në gjysmëfinale, Fenerbahçe fitoi 82:76 ndaj Panathinaikosit. Monaco e mposhti Olympiacosin me rezultat 78:68.

Për Fenerbahçen është titulli i dytë në Euroligë.