Zv.kryeministri Arben Fetai ka reaguar permes nje statusi ne rrjetet sociale pas shkrimit te Taravarit se VLEN e ka penguar punesimin e infermiereve ne Spitalin e Tetoves.

“Me qetësi dhe dashuri.

Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje.

Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së.

Kot e kanë – kufomat politike nuk ringjallen.
Plani i Artanit ka dështuar”, ka shkruar Fetai.