Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e vlerësuar për kontributin e tij ndaj shqiptarëve dhe për qëndrimin e tij korrekt në raport me partnerët e koalicionit.
Fetai u shpreh se Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët gjatë kohës së tij në krye të Qeverisë dhe theksoi se largimi i Aleancës për Shqiptarët ndodhi si pasojë e deklaratave të papërgjegjshme të kreut të saj, Arben Taravari.
“Sipas atyre që ka deklaruar z. Taravari, del që për ASH-në është më mirë të mos jetë fare në qeveri. Kjo e ka detyruar kryeministrin Mickoski që të marrë një vendim të qartë dhe të prerë. Ai nuk ka toleruar që dikush të jetë edhe në Qeveri, edhe me BDI-në,” tha Fetai.