Zv.kryeministri Arben Fetai në një pronocim për mediat ka theksuar se Ali Ahmeti asesi nuk do ia fal 6 komuna Arben Taravarit dhe njerëzve afër tij-rrethit të ngusht, Zv.kryeministri Arben Fetai në një pronocim për mediat ka theksuar se Ali Ahmeti asesi nuk do ia fal 6 komuna Arben Taravarit dhe njerëzve afër tij-rrethit të ngusht.

“Aleanca për Shqiptarët nuk është larguar nga VLEN-i, por kanë dezertuar disa njerëz që janë grup i vogël që e rrethojnë kryetarin Taravari për arsye të pazarave për komunat.
Mund të flasim me emër, me komuna konkrete dhe di radhisim një nga një ata njerëz të cilët si media besoj i keni edhe ju informatat se cilat komuna dhe cilët kandidat përfliten që Ali Ahmeti i ka thënë Arben Taravarit që do ia falë.
Por unë besoj që me këtë dështim, me këtë fiasko që e pësuan për shkak të mobilizim të hatashëm të strukturës së ASH-së, Marëveshja ka rënë në ujë dhe Ali Ahmeti asesi nuk do ia fal 6 komuna Arben Taravarit dhe njerëzve afër tij-rrethit të ngusht”. ka thënë Fetai.