VMRO-DPMNE, ka refuzuar kërkesën e liderit të Lidhjes Social Demokrate, Venko Filipçe, për takim të ri liderësh. Sipas tyre, nuk ka nevojë për një takim të tillë, teksa sugjeruan liderin e LSDM-së një gjë të tillë ta realizojë me Ali Ahmetin, Arben Taravarin dhe Apasievin.
“Fillimisht do të dëshironim që Venko Filipçe të mos e shfrytzojë situatën për takim të liderëve për ta ngritur rejtingun. Takim të liderëve kishte vetëm para një muaji dhe konsiderojmë se nuk ka nevojë për të njejtën. Nëse Filipçe dëshiron që të realizojë takime me partnerët e tij të koalicionit, këtë mund ta bëj ai me Ali Ahmetin, me Taravarin apo me Apasievin, sepse ata janë njerëzit e njejtë me vlera të njejta”. – tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
Lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe, paralajmëroi se gjatë takimit të këshillit nacional për eurointegrime, me të cilën udhëheq në Kuvend, do të inicoj një propozim konkret për takim të liderëve, pasi sipas tij sipas tij, Qeveria nuk ka koncept veprimi, dhe se vendin e ka drejtuar në drejtim të gabuar për sa i përket integrimit europian.
“Mesazhet nga BE-ja janë të qarta. Të gjithë tregojnë se rruga që duhet të ndjekim është e qartë. Ndërsa presim dhe nuk bëjmë asgjë, gjithçka që ndodh është thjesht humbje kohe. Të rinjtë e shohin dhe e përjetojnë këtë si një nxitje shtesë për t’u larguar më shpejt. Askush, përveç brezave të rinj, nuk do ta shohë të ardhmen e vet në Maqedoni nëse nuk bëjmë asgjë për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian”. – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Takimet e liderëve për zv/Kryeministrin, Arben Fetai, janë të zakonshme.
“Këto takime në nivel të liderëve janë një traditë në vendin tonë, unë personalishtë nuk kamë marrë ndonjë ftesë, e nëse ka ftes duhet ta shqyrtojmë, por këtë e shoh në kuadër të suazave të normales të politikbërrjes në vendin tonë, partitë shqiptare takohen në nivel kryetarësh për ata që bashkëpunojnë mes vete, partitë maqedone poashtu” – u shpreh Zv.Kryeministri Arben Fetai.
Takimi mes liderëve të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së është realizuar para një muaji e gjysmë, duke rezultuar për formimin e disa grupeve punuese, të cilat do të punojnë në miratimin e agjendës reformuese që duhet të arrijnë në Kuvend.