Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij, përmes një mesazhi në platformën X.

“Urime, Edi Rama, për rizgjedhjen në Shqipëri. Shumë urime!” – shkruan Merz në mesazhin e tij, duke shtuar: “Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, të premten.”

Ky mesazh vjen në prag të takimit të rëndësishëm që do të zhvillohet në Tiranë më 17 maj, ku liderë të shumtë evropianë pritet të diskutojnë mbi të ardhmen politike dhe sigurinë në kontinent.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume