Pas deklaratës publike të kryetares së FRASH-it Yllka Nuredini, e cila u shpreh në mbështetje të grupit të larguar nga Aleanca për Shqiptarët, të udhëhequr nga Arben Fetai, nuk ka vonuar reagimi nga brenda strukturave rinore të partisë.

Kryetarët e degëve të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH) kanë dalë në një reagim të përbashkët duke kundërshtuar hapur qëndrimin e Nuredinit. Ata janë distancuar nga vendimi i saj dhe kanë shprehur mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të partisë, Arben Taravari.

“Jemi krenar për Aleancën për Shqiptarët dhe kryetarin e saj Arben Taravari dhe nuk bëhemi palë me pushtetin por me popullin.

P.s
Për ata 13 veta që kanë ndejtur në pushtet dhe shesin ideale duke marrë rroga të majme ndërkohë ju themi se:
Të zgjedhësh favoret e qeverisë dhe të lesh Partinë quhet thjesht Tradhëti

Shihemi në Tetor
Deri atëherë ju urojmë Dinjitet,” thuhet në deklaratën e përfaqësuesve rinorë.