Lideri konservator gjerman, Fridrich Merc, në mënyrë të papritur nuk mori shumicën e nevojshme në parlament për t’u bërë kancelar. Mercit i duheshin 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310, çka përbën një goditje të madhe për liderin e demokristianëve, dy muaj e gjysmë pas fitores në zgjedhjet federale në Gjermani.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka mjaft vende në parlament, por nuk mori mbështetjen nga edhe 18 deputetë nga të cilët kjo pritej. Dështimi i Mercit në votimin e parë është i paparë deri tani në historinë moderne gjermane.

Bundestagu tani ka edhe 14 ditë kohë për të zgjedhur Mercin ose një kandidat tjetër për kancelar.