Komuna e Çairit me vetëm tre kilometra katrorë, por shtëpi për mbi 60.000 qytetarë, është shndërruar në simbol të krimit urban dhe abuzimit institucional.

Për vite me radhë, mijëra metra katrorë gjelbërim janë zhdukur për t’i hapur rrugë ndërtimeve të paligjshme dhe korruptive.

Kjo komunë, ndër më të dendurat në Europë, është bërë një nga më të ndoturat dhe më të pabanueshmet në vend.

Zbulimet e fundit për qindra ndërtesa të ndërtuara mbi dokumente të falsifikuara, të ekspozuara publikisht, tregojnë për përmasat e skandalit dhe rrezikun real që iu kanoset jetës së banorëve.

Kjo është përmbyllja e turpshme e një mandati të karakterizuar nga korrupsioni, ndotja, ndërtimet e paligjshme dhe rrëmbimi i së ardhmes së fëmijëve tanë.

Por shpresa po vjen. Brenda pak muajsh, kjo e keqe që pengoi të ardhmen e Çairit do të largohet, dhe një kapitull i ri, i mbushur me dinjitet, gjelbërim dhe shpresë, do të hapet për të gjithë qytetarët tanë.