Kryeparlamentari Afrim Gashi, ka dërguar urim me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Në urim thuhet se Dita e Evropës është simbol i paqes, unitetit dhe së ardhmes së përbashkët të popujve evropianë.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, uroj këtë ditë të rëndësishme që na rikujton rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe kultivimit të vlerave europiane.
Perspektiva europiane për shtetin tonë mbetet një synim i qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët. Si bartës i legjitimitetit demokratik, Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në avancimin e proceseve reformuese dhe në përputhjen me standardet europiane.
9 Maji le të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj së ardhmes sonë europiane!”, thuhet në urim.