Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Karen Pirs, deputete speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Gashi shprehu kënaqësi të madhe për takimin dhe e përgëzoi për emërimin e saj në këtë funksion shumë të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm, duke i uruar mandat të suksesshëm në punën e saj që lidhet me rajonin tonë, si dhe duke ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me institucionet shtetërore në vend përmes dialogut konstruktiv.

Ai theksoi se pret që miqësia dhe bashkëpunimi i sinqertë që ekziston midis dy vendeve të forcohet dhe të avancohet më tej në të ardhmen. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kultivuar dekada të tëra marrëdhëniesh të shkëlqyera dypalëshe, si në kontekstin politik, ashtu edhe në atë ekonomik. Theksoi se mbetemi të përkushtuar për të kultivuar partneritetin afatgjatë RMV-MB, i reflektuar përmes marrëdhënieve të forta dhe të guximshme.

Shprehu mirënjohje të veçantë për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit tonë dhe rajonit, dhe e përshëndeti vendimin se një nga prioritetet e politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar është të mbetet e përkushtuar ndaj prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

Karen Pirs theksoi se marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve janë të shkëlqyera. Në vend ka një numër të madh investimesh britanike, gjë që ka ndikim pozitiv në marrëdhëniet e përgjithshme ekonomike. Mbretëria e Bashkuar kryeson Procesin e Berlinit dhe vazhdon të mbështesë përpjekjet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është shumë e rëndësishme të vazhdohet bashkëpunimi parlamentar dhe që të dy parlamentet të mbajnë komunikim të rregullt midis grupeve parlamentare, duke forcuar kështu diplomacinë parlamentare në përgjithësi.