Programit Botëror i Ushqimit njoftoi se janë plaçkitur 15 kamionë me ndihma humanitare në pjesën jugore të Gazës.
Kamionët po transportonin miell për furrat e bukës të mbështetura nga agjencia.
Sipas kreut të UNRWA, Philipe Lazzarini, plaçktijet kanë qenë diçka e pritshme.
“Askush nuk duhet të habitet ose tronditet kur sheh skena ku ndihma e çmuar po plaçkitet, vidhet ose ‘humbet’”, shkroi në X Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA-s, duke theksuar se “populli i Gazës ka vuajtur nga uria për më shumë se njëmbëdhjetë javë”.
Për herë të parë që prej 2 marsit, dërgesat e ndihmave humanitare kanë rifilluar në Rripin e Gazës të hënën, në një përpjekje të vonuar për të zbutur krizën e rëndë të urisë dhe mungesës së barnave, që po përkeqësohet përditë nën bllokadën izraelite.
Rifillimi i ndihmave vjen mes rritjes së presionit ndërkombëtar dhe protestave të zëshme kundër kufizimeve të rrepta që kanë ndaluar hyrjen e ndihmës jetike në territorin palestinez për më shumë se dhjetë javë.