Më 06.05.2025 në ora 12.03 në SPB Shkup u denoncua se, në shtëpi në lagjen e Butelit në Shkup, u gjet i pajetë Ll.M. (77) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion.TS