Më 02.05.2025 në orën 07:15, në SPB Shkup është denoncuar se në kryqëzimin midis rrugëve “Mitropolit Teodosij Golloganov” dhe “Aminta Treti” (ish “Leninova”) me një rrugë ndihmëse në Shkup, një automjet i tipit “Volksëagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.B. (37) nga Shkupi goditi këmbësorin I.N. (50) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori I.N. pësoi lëndime të rënda, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik kujdestar në PTHP Shkup, ndërsa këqyrja është kryer nga një ekip nga SPB Shkup.TS