Shkruan: Florim Zeqa, 03.05. 2025
Në të kaluarën e afërt pas shpalljes së pavarësisë kemi pasur fitues të zgjedhjeve me vetëm 31 % dhe pa asnjë pengesë i kemi formuar institucionet e shtetit, madje në vitin 2019, LVV si fituese me vetëm 26 % kishte arritur më lehtë të arrijë koalicion me LDK-në (24 %) për formimin e institucioneve.
Steriliteti i pakuptimtë i LDK-së institucionalitse
Pa presion të opinionit publik dhe të bashkësisë ndërkombëtare, odiseada e bllokadës artificiale në Kuvend do të vazhdoj në pafundësi!
Pas dështimit të dhjetë në Kuvend, deputetët pa fije turpi po krenohen me veprimet e tyre bllokuese, duke e promovuar vetën si ‘atdhetare’! Deputetët e kësaj legjislature gjithçka mund të jenë, përveqse atdhetar jo!
Pasi, që në vazhdimin e tretë të seancës konstituive do ta kishin gjetur zgjidhjen dhe sot do t’a kishim kryeparlamentarin dhe kryeministrin e vendit, përkatësisht qeverinë dhe Parlamentin funksional në shërbim të qytetarëve.
Reflektimi duhet të ndodhë sa më parë nga të gjitha subjektet parlamentare, në veçanti nga LDK-ja ‘institucionaliste’, për shkak se qytetarët e vendit presin zgjidhjen e shumë problemeve të akumuluara me muaj dhe vite të tëra!
Nëse edhe më tutje vazhdohet kjo mënyrë e papërgjegjshme e deputetëve në Kuvend, pasojat do të jenë zingjirore për shtetin dhe afatëgjatë për qytetarët që i kanë votuar këta deputet të pazëshëm në Kuvend!
Përderisa në të kaluarën ka pasur vullnet që të përkrahet fituesi i zgjedhjeve me 31 % apo me vetëm 26 %, nuk ka logjikë që e arsyeton mosmbështetjen e partisë fituese me 42 % të votave të qytetarëve!
Më shumë sesa çasja në Kuvend, shqetësuese për LDK-në (ish shtetformuese) mbetët ikja nga debatet dhe dialogu me partinë fituese! Ikja nga dialogu nënkupton mungesë guximi për ballafaqim dhe mungesë vullneti për zhvbllokim të ngërçit politik. Në të kundërtën, nëse lideri i LDK-së mendon se do ta ngrisë partinë duke e mbyllur në lëvozhgën e partisë së tretë, atëherë në zgjedhjet e radhës mund të shijojë edhe vendin e partisë së katërt në vend!
Pleqtë kanë thënë ‘razia n’budallak’ nuk e çon shtëpinë përpara!