“Askush nuk tha se ishte kundër ndryshimeve kushtetuese për të përfshirë bullgarët dhe komunitetet e tjera në Kushtetutë, në preambulë. Atëherë pse të mos i fillojmë këto negociata?”, ka pyetur publikisht deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i ftuar në emisionin debativ “Samo vistina” në Kanal 5.
“Meqenëse të gjithë e dimë që ndryshimet kushtetuese dhe fillimi i negociatave janë një lidhje e përbashkët. Ato shkojnë së bashku, janë sinonime, nuk mund të ndahen. Megjithatë, kjo nuk është një kornizë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, është një kornizë midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi ai.