Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para seancës, ku do të tentohet për herën e 20-të të konsititohet Kuvendi.

Ai ka deklaruar se janë të gatshëm të votojnë për kryeparlamentar nëse propozohet emër tjetër, që ai e quan unifikues.

“Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona, prapë e kemi dhënë një opsion për të dalë nga kjo gjendje. Do të japim votën për kandidat të VV-së që është unifikues, kemi përmend Bogujevcin dhe Selimin, por do të mujshim me votu edhe zotin Konjufca, ish kryetarin”, tha Haradinaj para mediave.