Harvardi ka paditur administratën Trump, pasi ajo revokoi aftësinë e universitetit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës.
Në padinë e paraqitur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje të hapur” të ligjit, shkruan BBC
Lëvizja vjen një ditë pasi zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare thanë se do të revokojnë aksesin e Harvardit në programet e vizave studentore.
Administrata Trump thotë se Harvardi nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin dhe për të ndryshuar praktikat e punësimit dhe pranimit – akuza që universiteti i ka mohuar fuqishëm.